Dy hajna të maskuar kanë kryer grabitje me armë në një pompë derivatesh.
Rasti ka ndodhur në Voljak të Klinës, dje rreth orës 02:45.
Sipas policisë, hajnat e maskuar, duke kërcënuar me armë AK-47, kanë grabitur 3000 euro nga pompa ku po punonin dy punëtorë.
Sipas dëshmisë së punëtorëve në stacion policor, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet të ketë pasur të lënduar nga ky rast, që po hetohet si “Grabitje e armatosur”./Indeksonline/