Të martën OVL UÇK në Klinë homazhe në 26 vjetorin e rënies së heronjve Faruk Elezaj dhe Arben Haliti

Shoqatat e dala nga lufta e fundit në Klinë me datë 21.05.2024 do të mbajnë homazhe në 26 vjetorin e rënies së dy heronjve kombëtarë, Faruk Elezi dhe Arben Halitaj.

Në ora 10:00 homazhet nisin fillimisht te shtatorja e Arben Halitajt para Komunës së Klinës dhe më pas, në ora 10:30 do të bëjnë homazhe te shtatorja e Faruk Elezit te sheshi që mban emrin e heroit.

Me këtë rast OVL UÇK në Klinë, ftojnë qytetarët e bashkëluftëtarët të marrin pjesë dhe ta kujtojnë trimat që dha jetën për liri e pavarësi.