LIKA Company SH.P.K i ka bërë një kërkesë Komunës së Klinës- Drejtorisë për Shërbime Publike duke e njoftuar për Zgjerimin e Rrugës Nacionale N 9.1, Segmenti Kijevë – Dollc – 3
Në njoftim thuhet se që nga dita e hënë më 24.02.02025 në trasen e Zgjerimit të Rrugës do të realizohet minimi nr.8 i masave shkëmbore në zgjerimin e rrugës.
Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut bëhet nga ora 15:00 deri në patrimin dhe hapjen e rrugës.