Në ndeshjen e javës së kaluar në Conference League, Ballkani regjistroi të parin sukses në Europë teksa mposhti në transfertë me rezultatin 3-4, turqit e Sivasspor.
Situata në Grupin G është e balancuar tërëisht pasi të katërt skuadrat (Ballkani, Slavia Pragë, Sivasspor dhe Cluj) janë në kuotën e katër pikëve.
Tashmë, të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë mundësinë për t’i zmadhuar edhe më tej përmasat e suksesit teksa kualifikimi për në raundin pasaardhës është shndërruar në një mundësi reale, ndryshe nga sa mendohej në fillim të edicionit. Ndeshja e radhës për Ballkanin luhet në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës sërish ndaj Sivasspor.
Një trepikësh tjetër, përkthehet në 90% kualifikim, ndaj tifozët janë tejet entuziast për të dhënë edhe ata kontributin e tyre në këtë ndeshje të rëndësisë së veçantë.
Së fundmi, klubi i Ballkanit njofton se stadiumi do të jetë i tejmbushur pasi janë shitur të gjitha biletat në dispozicion. Kështu, në stadium pritet një atmosferë elektrizuese me tifozët që besojnë tek skuadra dhe te një rezultat tjetër pozitiv për të bërë gjithë shqiptarinë të ndjehet krenare.