Të enjtën homazhe në kujtim të Ismet Rracit, në 24 vjetorin e vdekjes

Me rastin e 24-vjetorit të rënies së Kryetarit historik të Komunës dhe Degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rraci, Kryesia e LDK-së dhe strukturat e Degës në Klinë do të mbajnë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Homazhet do të zhvillohen më 24 prill 2025 (e enjte):
• Ora 10:00 – Te busti i Heroit të Kosovës, Ismet Rraci, para objektit të Komunës në Klinë
• Ora 10:30 – Vazhdimi i homazheve te varrezat në fshatin Siçevë

Dega e LDK-së në Klinë fton të gjitha strukturat e saj, veprimtarët dhe qytetarët që kanë mundësi, të bashkohen në këtë ditë kujtimi për një njeri që jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!