Cikloni më i ri i cili do të krijohet në Mesdhe do të sjell reshjet e para të borës në shumë vise të Republikës së Kosovës, por nuk priten reshje të mëdha dhe nuk priten reshje bore në të gjitha ultësirat e Republikës së Kosovës.
Reshjet e borës do të jenë estetike dhe do të japin pamje të mrekullueshme për të gjithë entuziastët e reshjeve të borës, megjithatë për reshje bore të qëndrueshme dimërore do të duhet të presim raste tjera të cilat nuk do të mungojnë gjatë këtij dimri.
Përpos Kosoves reshje bore priten edhe në veri të Malit të Zi, verilindje, lindje dhe juglinje të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, lokaisht edhe në viset tjera kodrinore-malore të rajonit tonë. Atmosferë më e fortë dimërore do të jetë në shumë zona kodrinore-malore të Kosovës dhe rajonit. /MeteoBallkan