TË DIELËN NË PEJË PËRUROHET SHTATORJA E SHKËLZEN HARADINAJT DHE OBELISKU I DËSHMORËVE

Në 20 vjetorin e çlirimit të Pejës e çlirimit të Pejës, të dielën më 16 qershor, do të përurohet shtatorja e heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj dhe Obelisku u 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

Ky organizim është bërë nën përkujdesjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, në bashkëpunim me Këshillin Organizativ.

Manifestimi fillon në orën 13, kurse zbulimi i shtatores do të bëhet në orën 13 e 30 në Sheshin “Shkëlzen Haradinaj”.