Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një prononcim për IndeksOnline ka konfirmuar se dy kosovarë janë arrestuar sot nga xhandarmëria serbe në fshatin Dabinovc të kësaj komune.
“Po, nga stacioni policor jemi njoftuar se të arrestuarit janë shtetas të Kosovës. Ata sigurisht janë arrestuar duke prerë pyje”, ka thënë ai.
Kurse, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969).
Ata janë ndaluar për 48 orë.