Labinot Gruda dhe Kadri Shala po akuzohen për vjedhjen nga Thesari i Shtetit të mbi 2 milionë eurove.
I akuzuari Kadri Shala në seancën e mbajtur më 28 Shkurt ishte deklaruar i pafajshëm për veprat për të cilat akuzohet nga Prokuroria Speciale.
Ndërsa, Labinot Gruda në seancën e mbajtur më 11 Shkurt ishte deklaruar i fajshëm, mirëpo ishte refuzuar pranimi i fajësisë nga gjykata lidhur me veprën penale “shpëlarje parash” në bashkëkryerje.
Sot pritet të dëgjohen dëshmitarët Mejdije Musliu, Imer Rudari dhe Rehana Shahini.
Labinot Gruda e Kadri Shala po akuzohen nga Prokuroria Speciale për disa vepra penale në lidhje me vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës së Prishtinës – Departamentit Special që të ftojë 11 dëshmitarë, të cilët do të japin dëshminë e tyre për vjedhjen e 2 milionë e 995 mijë e 77 eurove e 90 centë.
Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com, Prokuroria Speciale ka përshkruar se më 9 tetor të vitit të kaluar, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas Prokurorisë Speciale, Kadri Shala ka kryer veprën penale të ndihmës e cila është ndërlidhur me veprën tjetër penale atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Dy të pandehurit, Labinot Gruda dhe Kadri Shala, sipas aktakuzës nga data 9 tetor deri më 15 tetor të vitit 2020 në Prishtinë, pas marrëveshjes dhe planifikimit paraprak në bashkëkryerje kanë bërë transferimin e parave nga Thesari i Shtetit në kompaninë e personit të autorizuar Kadri Shala “LDA GROUP SHPK” ndërsa me qëllim të fshehjes së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshme, i ka ndarë rreth 2.1 milionë eurot në llogari të ndryshme bankare të personave fizikë nën arsyetimin për blerje, huazim, avans, donacione e kryerje të borxheve.
1 milion e 416 mijë e 413 euro e 64 centë Shala dyshohet se i ka transferuar në 26 kompani të ndryshme në Kosovë ndërsa 440 mijë euro i njëjti person dyshohet se i ka transferuar në llogari bankare në Turqi nën arsyetimin për pagesë të blerjes së makinerisë së betonieres dhe pompës së betonit.
Po ashtu, Prokuroria Speciale ka përshkruar në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com se Kadri Shala nga data 9 tetor deri më 15 tetor 2020 ka tërhequr nga banka 221 mijë e 582 euro e 26 centë nën arsyetimin për pagesa dhe nevoja të kompanisë.

Në aktakuzë përshkruhet në detaje se si është kryer transferi i 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë, për të cilën Prokuroria Speciale e ka ngarkuar Labinot Grudën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, hyrje në sistem kompjuterik, vjedhje të identitetit dhe pajisje e qasjes ndërsa Kadri Shala akuzohet për veprën penale të ndihmës të lidhur me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Për çdo veprim, Gruda kishte përdorur llogari të krijuara nga vetë ai, thuhet në aktakuzë. Edhe për shpenzim të mallit, Gruda kishte përdorur një llogari tjetër dhe kishte krijuar kuponët e shpenzimit si dhe certifikimin e kuponëve për kompaninë “LDA GROUP SHPK”.
Labinot Gruda ndodhet në paraburgim nga 20 tetori i vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë ndërsa Kadri Shala gjendet në paraburgim nga 26 nëntori i vitit të kaluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Në seancën fillestare të mbajtur më 28 tetor, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohen.