Tank Limo është tanku i parë dhe i vetmi i zgjatur në botë i cili mund të merret me qira.
Ai gjendet në Britani të Madhe dhe menaxhohet nga partnerët e biznesit Nick Mead dhe Tod Chamberlain.
Ata të cilët dëshirojnë që të marrin me qira një Bentley ose Rolls-Royce për ndonjë rast të veçantë, më nuk është në trend sepse tani kanë një alternativ të pazakontë.
Historia e Meadit me tanket ka filluar 30 vjet më parë, kur ai ka blerë dy sosh. Në atë kohë, qëllimi i tij ishte që njërin ta mbante ndërsa tjetrin për ta shitur, transmeton Koha.net. Para se t’i dorëzoheshin, atë e kishte kontaktuar një kompani dhe ia ka kërkuar një tank me qira dhe për këtë shërbim ai i ka kthyer pothuajse gjysmën e parave që i ka shpenzuar për blerjen e tankeve. Kjo ishte një shenjë se ai ka një mundësi të shkëlqyer për të bërë biznes.
Ky tank i zgjatur është tërësisht legal për vozitje në të gjitha rrugët në Britani të Madhe, por duhet të përdorë shina prej gome. Ai peshon 17.5 ton dhe shpejtësia maksimale që i lejohet është 32 kilometra në orë
Edhe pse tanku është i madh dhe i rëndë, akoma është i lehtë për t’u vozitur sepse kthehet majtas/djathtas nga pjesa e mesme e tij. Ka pasur vetëm një incident deri tani pasi ka goditur pasqyrën e një furgoni në Londër.
Sa i përket çmimit, çmimi më i ulët me të cilin mund të merret me qira ky tank është 1.600 funte ose 1.744 euro