shkruan veprimtari Ukë Shala
Demonstratat, protestat dhe parullat kishin marrë hov me gjithë raprezaljet po denoheshin rraheshin ,përgjakëshin , burgoseshin të rinjët .
Pushtetarët kishin ra në hall që me tërë atë makineri ushtarako-policore e aparatin represiv e propagandistik nuk po ndaleshin demonstratat; mbaheshin gjithashtu konferenca e tubime për t’i dënuar dhe distancuar shqiptarët nga ato kerkesa etj.
E gjithë lukunia e zagarëve e qënve, hienave ,horrave ishin bërë si korë e krrokamë e korbave (ashtu sikurse sot disa faqezij nuk rreshtin së lehuri për çdo ditë se duhët dhënë diçka serbisë thua se pakë kanë marrë nga ne qe 150 vite robëri)kundër kërkesave të drejta Kosova Republikë
Të nesërmen e një nga atyre ditëve të demonstratave do të vinte Ali Shukria nga KQ i PKJ prej Beogradi në Prishtinë, për t’i dënuar ato kërkesa të drejta të rinisë në Kosovë.
Ai ishte një anti- shqiptar i tërbuar. Për të kisha dëgjuar nga nëna ime prej kur isha fëmjë.
Ajo tregonte se si ja kanë pushkatuar babain e sajë qetnikët në me 24 Dhjetorë 1944, ishin rritur si fëmijë jetim në skamje dhe mjerim ,ja kanë larguar dhunshëm UDBja vëllaun e hasretit për në shqipëri duke e ndarë nga grueja dhe vajza e e tij e vogël!
Ali Shukriu ishte prokuror kur është denuare me vdekje dhe e kishin pushkatuar kushëririn e nënës time, Ukë Sadikun, djalin e Sadik Ramës.
Sa dhimbje të madhe përjetoja kur e shikoja nënën duke lotuar!
Më fliste për vuajtjet qe kanë përjetu si familje atdhetare duke i burgosë , internuar dhe disa ishin arratisur në Shqipëri,Amerikë…
Kjo kishte ndodhë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ali Shukria kishte mbetur i njëjti kriminelë dhe tani po vinte për t’i dënuar sërish shqiptarët edhe pas 40 vitesh.
Ishte aq kriminel sa që fajin e papunësisë së të rinjëve në Kosovë e shikonte nga nataliteti i madh tek nënat shqiptare.
Deri në atë nivel shkonte idiotizmi i tij, sa arriti të thoshte: “Duhet me ua ndalu kosovarëve edhe bukën që të mos shtohen”.
Pas këtij fjalimi skandaloz që kishte bërë në një mbledhje në Prishtinë, kishte dëgjuar edhe shkrimtari Mirko Gashi dhe si reagim ndaj fjalimit të tij, pat thënë, se aq shumë do të bëhemi ne shqiptarët sa që me pelenat e fëmijëve tanë do të mbushën brigjet e detnave dhe oqeaneve!
Meqë të nesërmen Ali Shukria do të vinte në Klinë, dëshira ime ishte që të më caktonin në derë të Komitetit Komunal ku ai do të vinte.
Nga urrejtja e madhe që kisha grumbulluar ndaj tij, doja që ta vrisja Ali Shukrinë!
Mirëpo, një ngjarje e tillë mund të merrte konotacion terrorist e do të mund të shpallej Lëvizja Popullore ilegale si organizatë terroriste.
Ky mendim po më frenonte për një vrasje të tillë. Në çdo rrethanë tjetër ishte e pamundshme që të vritej, për shkak se ruhej nga truproje të shumta.
E vetmja mënyrë për ta vrarë ishte që, kur ai të kalonte afër derës së hyrjes në Komitetin Komunal, atëherë kur nuk e priste askush, mund ta shfrytëzoja rastin me të gjitha ato pasoja që diheshin.
Dhe ndodhi e pabesushme, por e vërtetë, ato që i kisha menduar në kokë përafërsishtë edhe më dolën.
Më kishin vendosur pikërisht në derën e Komitetit, për të bërë roje.
Ali Shukria pritej të vinte rreth orës 15:00. Ishte ora 13:30 ,kur unë e pranoja detyrën në ora 14 :00 po i bluaja në mendje këto plane. Ishte përgjegjësi e madhe dhe ndoshta ngaqë isha si i humbur nga këto mendime, nuk e kisha vënë re që para Komitetit Komunal, afër barnatores në qendër të Klinës, po më përcjellte nga mbrapa Nenad Radulloviçi, zëvendës Komandant i Policisë.
Dhe papritmas e ndegjova nji zë : Ai me pyeti: “Shalë, ku je me detyrë ti?”
Unë u ktheva nga ai dhe i tregova se jam në hyrje, te dera e Komitetit Komunal. U ndal, më shikoi në sy dhe më pyeti përsëri: “Vërtetë po të pyes, ku je?” Përsëri i thashë se jam te dera e Komitetit dhe nxora fletë-urdhëresën nga xhepi dhe ia dhashë.
Ishte ai vetë që e bënte përpilimin e orarit të punës për secilin polic dhe ndoshta e ka bërë me qëllim. E mori fletë-dëshminë, e shikoi e luajti kokën me mosbesim dhe më tha: “Jo!
Në asnjë mënyrë ti nuk bën të jesh në derë të hyrjes. Eja me mua!”, dhe shkuam në stacionin policor nga ku telefonoi me radio lidhje patrullën policore rrugore që mua të më dërgonin me detyrë në fshatin Zllakuçan, e nga atje të vinte serbi Duj Kostiçi.
Serbët vetëm serbëve ua besonin jetën e Ali Shukrisë dhe shërbëtorëve të tjerë shqiptarë.