Duket se përpjekjet e kreut të VV-së, Albin Kurti nuk po ndalen as në këto orë të vona të mbrëmjes për të arritur marrëveshje me LDK-në që më 3 shkurt të shkohet në Kuvend me vota të mjaftueshme për t’u votuar qeveria e re.
Ballkani.info mëson se aktualisht në një restornat në periferi të Prishtinës, në Veternik më saktësish, janë duke u takuar kryetari i VV-së, Albin Kurti me dy nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.
Këtë lajm Ballkani nuk ka mundur ta konfirmojë zyrtarisht, por burimet tona thonë se kjo mund të jetë përpjekja e fundit që të arrihet marrëveshja, në mënyrë që në ditët në vazhdim, para të hënës, të ketë një takim “ceremonial” ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.
Të kujtojmë se Kurti sot ka kërkuar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca që ta thërras seancën e Kuvendit për të hënën e 3 shkurtit dhe aty të votohet qeveria e re.
Për këtë seancë do të vendos nesër në ora 9 Kryesia e Kuvendit.
Ajo që dihet deri më tash është se Kurti pa konsultim me LDK-në dhe Isa Mustafën e ka bërë këtë kërkesë për mbajtjen e seancës së Kuvendit.