Reshje në Kosovë për një kohë të gjatë pothuajse nuk pati, ani pse ka kaluar më shumë se gjysma e janarit.
Ky fakt, po i shqetëson shumë banorët, të cilët frikësohen për mungesë uji.
Ndërkohë, në mungesë të shiut e të borës, me telashe mund të përballen edhe bujqit.
E profesori i meteorologjisë, Syle Tahirsylaj, nuk kemi arsye të shqetësohemi sepse edhe më parë kemi pasur kësi moti.
“Në vitin 1917, 1918, 1919 në Dragash nuk ka pasë fare reshje, dhe ajo situatë është kaluar”, ka thënë Sylaj.
Madje ai premtoi se do të ketë reshje bore.
“Do të ketë reshje bore dhe të ketë ulje të temperaturave”, ka thënë Tahirsylaj.