Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, meqë thotë se tashmë është e qartë që Kosova mbeti jashtë Këshillit të Evropës.
Tahiri ka shkruar se Kurti duhet të lëshojë rrugë që t’i ndalë dështimet historike në dialogun me Serbinë dhe të hapë rrugë për zgjedhje të reja.
“Tash kur mbeti Kosova jashtë Këshillit te Evropës, Kryeministri Kurti duhet përfundimisht të lëshoj rrugë, të jap dorëheqjen, t’i ndal dështimet historike në këtë dialog me armikun serb, t’i hap rrugë zgjedhjeve në vend..”, ka shkruar Tahiri në Facebook.