Tahire Gashi, drejtoreshë i organizatës që merret me personat e prekur me autizëm, përmes një postimi në FB, ka shkruar një mesazh dhe dedikim tejet emocionues dhe të fuqishëm.
Ajo këtë shkrim e ka bërë në adresë të djalit të tij, Leartit, i cili gjithashtu është i prekur me autizëm.
Gashi ndër të tjera shkruan se sot për të s’ka asgjë më shumë rëndësi se Learti, pasi që për të, ai është kuptimi i jetës.
Ky është postimi i plotë i saj:
Ndoshta e keni pyetur veten si duket një fëmije i prekur nga autizimi, apo si ndjehet familja e tij, nëna e tij…. Dhe ja, po ju a them unë… unë nëna e një fëmije të prekur nga Autizimi. Para se të ishte 2 vjeç Learti, e zbuluam se ka gjasa të jetë i prekur nga autizmi, e që u konfirmua edhe me vonë. Por nuk dua të ndalem tek kjo pjesë me tepër e as nuk dua të flas për vështirsitë që i kemi ne si prindër, por në vend të kësaj dua tē flas se sa i mrekullueshëm është ai. Për mua nuk ka fëmijë më të bukur se ai. Me besoni që kur ai ma drejton shikimin dhe me buzeqeshë, unë e përjetoj ndjenjën e rritjes së zemrës. Nuk e besoj së ndonjë nënë përqafohet me shumë nga fëmiu i saj, se sa unë. Ai mund të mos i këtë shumë veti, por nuk harron në asnjë moment të buzqeshe e të dhurojë dashuri të sinqertë, pa interes, pa kërkuar diçka mbrapa. Ai e ndjenë muzikën, i adhuron librat, i pelqejnë lodrat……… Dëshiron shumë ta eksplorojë ambientin. E ka memorien e hatashme. E don shumë motrën, gjyshen, tezet, dajën, axhën,hallat, mësuesen..i don të gjithë, e pa dyshim që të gjithë e dojnë Leartin shumë. Është Master në rrembimin e zemrave. Kur unë e kuptova se ai është autik, mu duk se u shemb bota, por sot ai është bota për mua. jam ndier e pafat, po sot ai është BEKIM për mua. Andaj të gjitha nënat që sot mund të dyshojnē të fëmija i tyre ose i kanë diagnostifikuar me autizëm mos u friksoni! Nëse Zoti ju ka sjellë një fëmije special, kjo ndodhë se jeni ju shumë speciale. Ju do të bëni me shumë punë me ta, por kjo do të ju konvertohet në shumë dashuri…. Sot, për mua nuk ka asgjë me shumë rëndësi se ai. Asgjë nuk me lumturon me shumë se Learti. Ai është kuptimi i jetës sime .