Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të fundit për xhiron e 17-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Drita e ka fituar derbin e Anamoravës, duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0,
Me rezultat të njëjtë edhe Feronikeli ’74 ka fituar ndeshjen ndaj Dukagjinit.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 38 pikë, shtatë më shumë se Drita e Llapi, që renditen në pozitat dy dhe tre.
Skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 17 pikë, Fushë Kosova me 10 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë.