Përfaqësuesja e Kosovës ka marr një pikë shumë të vlefshme mbrëm në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, “Dardanët” të shtunën mbrëma barazuan 2-2 me kombëtarën e Zvicrës,
Të dy golat i shënoi sulmuesi Vedat Muriqi.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, Kasova ka katër barazime dhe një humbje, duke u renditur në vendin e pestë të tabelës në Grupin I.
Zvicra është në pozitën e parë me 11 pikë, e ndjekur nga Rumania me 9 pik, Israeli renditet e treta me 8 pikë, Bjellorusia 4 pikë aq sa ka edhe Kosova, ndërsa e fundit është Andora me 2 pikë.
Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje të tjera deri në fund të kualifikimeve, Përfaqësuesja e Kosovës mban ende gjallë shpresat për tu kualifikuar në Kampinatin Evropian.
“Dardanët” për të realizuar këtë ëndërr duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund ku do të arrinin në kuotën e 19 pikëve, dhe të sigurojnë vendin e dytë në Grupin