Kanë përfunduar tre ndeshjet e sotme të xhiros së 23-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani i është rikthyer fitoreve, duke e mposhtur në udhëtim Dukagjinin me rezultat 2-1
Fitore ka shënuar edhe Llapi, e cila mposhti skuadrën e Feronikelit ’74 me rezultat 1-0.
Me rezultat të njëjtë, Fushë Kosova ka shënuar fitore ndaj Dritës.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 48 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.
Në vendin e tretë renditet Drita me 43 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 38 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 22 pikë, Fushë Kosova me 15 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë.