Ballkani është lider i ri i Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 19-të të zhvilluar këtë fundjavë, njëherit e para në stinorin pranveror.
“Portokallezinjtë” janë ngritur në pozitën e parë me 41 pikë, falë fitores (2:4) ndaj Malishevës dhe humbjes (1:0) së Dritës në udhëtim te Trepça ’89,
Këta të fundit, falë triumfit ndaj tre herë kampionëve të vendit janë larguar nga “zona e kuqe” për largim nga Superliga.
Drenic, Malisheva dhe Ferizaj mbyllin renditjen tabelore në Superligën e Kosovës në futboll.