Me ballafaqimet Drita-Drenica dhe Dukagjni-Ferizaj sot është kompletuar edhe xhiro e 27 e Superligës së Kosovës.
Drita ka rikthyer pozitën e parë pas fitores 3-0 ndaj skuadrës së fundit në renditjen tabelare, Drenicës duke e ruajtur kështu diferencën prej një pike me kampionin aktual Ballkani që po ashtu në këtë xhiro triumfoi duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0.
Prishtina ndërkohë po vazhdon të shkëlqejë nën urdhrat e trajnerit Debatik Curri tek sa mposhti Trepçën ’89 me rezultat 4-1.
Kjo është renditja tabelare pas 27 xhirove:
Drita 55 pikë
Ballkani 54
Gjilani 40
Prishtina 38
Llapi 36
Dukagjini 35
Malisheva 29
Trepça ’89 29
Ferizaj 28
Drenica 23