Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka vizituar komunën e Klinës, ku u takua me të parin e këtij qyteti, Zenun Elezajn.
Szunyog tha se me Elezajn folën për planet dhe prioritetet e komunës, e në veçanti në sektorin e shëndetësisë.
“E përgëzoj për performancën dhe transparencën e buxhetit. Gjithashtu, e inkurajojë për më shumë fokus në pjesëmarrjen e grave në nivel lokal”, shkroi Szunyog, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, gjatë ditës, Szunyog pritet që të takohet edhe me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin.