SZUNYOG THOTË SE NESËR NUK DO TË KETË VENDIM PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog kanë mbajtur një konferencë për media pas dorëzimit të Raportit për Kosovën.

Gjatë fjalës së tij ambasadori Szunyog ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë nesër.

Sipas tij, pavarësisht që është e rëndësishme që Këshilli i Evropës të nisë diskutime, ai theksoi se fillimisht do të ketë diskutime.

“Në njërën dorë mund të them se është e rëndësime që Këshilli Evropian të nisë diskutimin e kësaj çështje (liberalizimin e vizave për Kosovën), sepse nuk është bërë që nga 2018. Por kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime. Do të ketë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”, tha ai.