Sylvinho ka thënë se humbja e Shqipërisë (2-0) erdhi sepse Çekia ishte shumë më e motivuar.
Lojtarët tanë nuk ishin në elementin e tyre, duke mos arritur të bënin lojë të rrjedhshme.
“Për humbjen nuk të vjen mirë, por nuk humbim më me shumë gola. Nuk kemi humbur entuziazmin, por kundërshtari ishte shumë më i motivuar”, ka thënë fillimisht Sylvinho në konferencë për media.
You can skip this ad in 3Advertisement
“Ka pritur 13 muaj për këtë ndeshje. Duhet të përmirësohemi patjetër, duhet të japim 100 për qind në çdo ndeshje. Tani Shqipëria studiohet, analizohet”.
“Çekët na kanë analizuar një vit. Tani fillojmë të mendojmë për Gjeorgjinë. Na pret udhëtim tjetër i vështirë”.
“Kemi pasur disa raste sonte, por mendoj se çekët ishin shumë të motivuar. Është element krenarie. Tani Shqipëria shihet si ekip që mund t’i mund të tjerët”, ka shtuar më tej selektori i Shqipërisë. /Telegrafi/