Piktori Idriz Berisha “Xhixhi”, ishte mysafir këtë javë në emisionin Sofra e Saliut.
Ai në këtë emision ka treguar se ka punuar rreth 1800 uniforma të UÇK-së, por edhe targa, të cilat janë përdorur për veturat e UÇK-së.
Xhixhi ka treguar se shumë komandantë e eprorë të UÇK-së, kishin shkuar tek ai, por që nuk i ka njihur të gjithë në atë kohë.
Njëri ndër ta ishte edhe Rrustem Mustafa – Remi.
Berisha ka përshëndetur Rexhep Selimin, i cili thotë se po qëndron padrejtësisht në Hagë, së bashku me shokët e tij.
Ai thotë se këto tabela i kanë konstruktuar së bashku me Rexhën.
Berisha tregon se tabelat e para të UÇK-së, i ka vendosur në makinë, në një xhip të bardhë, komandant Sylejman Selimi – Sulltani.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: