Sylejman Selimi është emëruar anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv (KE) të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e FFK-së.
Sylejman Selimi ishte një nga futbollistet më të shquar të kohës. Gjatë viteve të 80-ta kur ishte në fillet e karrierës, Selimi mbrojti ngjyrat e klubeve, KF Malushgat(Dukagjini) dhe KF Buduqnosti nga Skënderaj, ndërsa në vitet 90’-96’, karrierën e tij prej futbollisti e zhvilloi në KF Drenica.
Ish-mesfushori drenicas ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës të asaj kohe.
Dëshira për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar vazhdoi edhe pas luftës së fundit në vend, me ç’rast angazhimin e tij e vazhdoi në struktura udhëheqëse, në vitin 1999-2000 ishte president i KF Drenica, kur edhe klubi ishte inkuadruar për herë të parë në Superligë, më pas në periudhën 2000-2001, Selimi ishte drejtor dhe më pas edhe kryetar i Klubit të Futbollit Prishtina.
Gjeneral Selimi asnjëherë nuk u shkëput nga futbolli, ai vazhdon të jetë pjesë e Ligës dhe Kombëtares së Veteranëve.