Erërat dhe pluhuri i madh i kësaj jave në Kosovë pritet të largohen gjatë javës së ardhshme.Profesori i metrologjisë, Sylë Tahirsyla thotë se vendi ynë aktualisht është në ndikimin e masave të nxehta që po vijnë nga “Sahara” e Afrikës.
Sipas tij, edhe në të kaluarën ka pasur dukuri të tilla të cilat tash po përsëriten, por që do të tejkalohen.Tahirsyla thotë se pluhuri i madh do të ndotë ambientin dhe do të shkaktojë dëme në infrastrukturë.
“Vendi ynë dhe gjithë gadishulli është në ndikimin e masave të nxehta që vijnë nga Sahara, përkatësisht nga Afrika. Këto dukuri të tilla janë fenomene të cilat përsëritet. Prandaj duke u bazuar në bazën e të dhënave hidrometrologjike të Republikës së Kosovës në vitin 1954 kemi pasur borën e kuqe që populli e mban mend si bora e kuqe që e ka sjell një ndotje përkatësisht e ardhur nga Sahara me ngjyrë kuqe, e që trashësia ka qenë deri në 5 cm. Kjo dukuri nuk është përsëritur gjatë sezone së dimrit, por dukuria e pluhurit që është përsërit në periudha të caktuara. Kjo është e tejkalueshme”, thotë ai.
Profesori i metrologjisë u shpreh se javën e ardhshme do të ketë rënie të temperaturave dhe largim të këtyre masave nga i nxehti “Afrikan”.“Ato shkaktojnë probleme në ndotjen e mjedisit, në infrastrukturë se krijohet era e fuqishme dhe ka dëmtime të infrastrukturës”, thotë ai.
Në fillim të kësaj jave Kosovën e ka kapluar i nxehti “Afrikan”, në të cilin temperaturat kanë arritur deri në 32 gradë celsius