Sveçla për rritjen e pagave: Jam i lumtur jo vetëm për policët e zjarrfikësit, por për gjithë sektorin publik

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla pas votimit të projektbuxhetin për vitin 2025, në vlerë prej 3.6 miliardë euro, ka thënë se rritja e të hyrave në buxhetin e shtetit si në çdo vit të qeverisjes edhe për vitin 2025 reflekton në rritje të pagave, pensioneve, shtesave dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.

Derisa ka treguar për rritjen e pagave për policët dhe zjarrëfikësit, ka thënë se ai është I lumtur për rritjen e pagave për gjithë sektorin publik.

“Siç edhe është prezantuar dje nga Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati, viti 2025 parasheh dy faza të rritjes pagave për të gjithë sektorin tonë publik. Paga bazë e policit të lartë që kur erdhëm në qeveri ishte mesatarisht 392 euro, do të arrijë 759 euro ndërsa e zjarrfikësve që ishte 352 euro, do të arrijë 660 euro. Jam i lumtur që jo vetëm këto dy kategori që hyjnë në domenin e Ministrisë së Brendshme por gjithë sektori publik do të ketë për herë të tretë brenda mandatit tonë rritje të të hyrave”, ka shkruar Sveçla në Facebook.