Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se njëri ndër udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq, më 29 maj, sapo është arrestuar.
“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, ka thënë Sveçla.
Ministri Sveçla tutje ka thënë se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, dhe se kjo nuk ka alternativë.
Ministri i Punëve të Brendshme ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve.
“Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka shtuar ai.