Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në dy ditët e fundit Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa operacione në veri.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Këto operacione sipas ministrit Sveçla, kanë qenë kundër kontrabandës, ku dhe është sekuestruar një veturë e kërkuar ndërkombëtarisht.
Po ashtu, Sveçla tha se përkushtimi i tyre mbetet i njëjtë.
“Përkushtimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në të gjithë shtetin tonë, për një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai në twitter.