Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një rast në Gjakovë ku janë zhdukur provat me qëllim të mbulimit të momentit kritik në të cilin ishte i përfshirë zyrtari policor Arban Lajqi, plumbat e të cilit jo vetëm që rrezikuan jetën e motoçiklistit, por edhe të qytetarëve përreth.
Si rezultat i kësaj, hetimet e zhvilluara deri më tani kanë siguruar prova të mjaftueshme për implikimin e këtyre zyrtarëve në manipulimin dhe shkatërrimin e provave, e për të cilët tashmë ka filluar zyrtarisht edhe hetimi penal.
Me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës, sot janë suspenduar nga detyra:
-Arban Lajqi, zyrtar policor –
– Ilmi Agaj, toger
– Hysni Morina, zyrtar policor
– Tush Markaj, Major, U.D. i së komandantit në stacionin policor në Gjakovë
– Shkelzen Lajqi, zyrtar policor
– Baredin Hoti, staf civil
– Adrian Lukaj, zyrtar policor
Përveç Arban Lajqit, gjashtë zyrtarët e tjerë dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” duke vepruar në bashkëkryerje sipas nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.