Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë vendim që t’i suspendojë 9 zyrtarë të ministrisë që udhëheqë, të cilët janë arrestuar në aksionin e Krimeve Ekonomike si të dyshuar për dallavere me subvencione.
“Në bazë të provave të cilat janë mbledhur në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedures Penale, ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë dyshimin e bazuar se të njejtit kanë kryer veprat penale si keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrimit në detyrë si dhe marrjes së ryshfetit”, kanë konfirmuar për Sinjalin burimet nga Qeveria.
Të njëjtit gjenden në paraburgim, pasi u arrestuan në aksionin “Subvencioni 2021”.