Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e xhiros së 21-të.
Në Mitrovicë dhe Klinë priten takime të zjarrta.
Trepça ’89 në stadiumin ‘Riza Lushta’ është nikoqir i kampionit në fuqi të Kosovës, Ballkanit.
‘Minatorët’ kërkojnë të rikthehen te fitoret pas humbjes na Llapi në fundjavë dhe nuk janë në pozitë të mirë.
Ndërkohë kampioni në fuqi ka udhëtuar drejt Mitrovicës me qëllimin e vetëm që të vazhdojnë me fitore.
Sfidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Llapin.
Vendasit pas humbjes 5-1 nga Drita kërkojnë të rikthehen te fitoret dhe janë një skuadër shumë e fortë në terrenin e tyre.
Në anën tjetër Llapi që ka marrë dy fitore radhazi në pranverë synon të vazhdoj me fitore.
Të dyja sfidat e ditës së sotme do të fillojnë nga ora 13:00.