Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së tretë që janë në program për tu zhvilluar.
Në fakt nga pesë ndeshje sa ishin në program, vetëm katër do të zhvillohen pasi derbi më i madh Drita – Ballkani është shtyrë për një datë tjetër.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka bërë kërkesë për tu shtyrë ndeshja për shkak të ndeshjeve evropiane, kërkesë që është aprovuar nga FFK.
Kësisoj këtë fundjavë do të zhvillohen katër ndeshje,dy të shtunën dhe dy të tjera të dielën.
Prishtina do të pres Malishevën në kampin nacional në Hajvali, në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante.
Ndërkohë në Drenas, Feronikeli ’74 do të përballet me Gjilanin që është riorganizuar.
E të dielën Fushë Kosova para adhuruesve të vet përballet me Llapin, ndërsa Dukagjini në Klinë luan ndaj Lirisë.