Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me tre ndeshje që janë në program në kuadër të xhiros së 14-të.
Gjashtë skuadra do të zbresin në fushë, skuadra që janë të rrezikuara për të rënë nga elita e futbollit kosovar.
Ferizaj do të përballet me Llapin, në një sfidë që vlen shumë për të dyja skuadrat.
Vendasit duan të rikthehen te fitoret për t’i ikur fundit, derisa myasfirët gjithashtu kërkojnë tre pikët pasi një humbje do të bënte që ata të rrezikonin shumë.
Drenica do të luaj një tjetër ndeshje në shtëpi, ku është nikoqir i Trepçës ’89 me dy skuadrat që duan të marrin pikë për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Ndeshje tjetër tejet interesante zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, me Malishevën që është nikoqir i Dukagjinit. Të tre sfidat e ditës së sotme do të startojnë nga ora 13:00.