Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me dy ndeshjet e para të javës së 28-të.
Lideri i tabelës, Drita para tifozëve të tyre përballet me Trepçën ’89, në një sfidë ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, ndjekësi i Dritës, Ballkani në Suharekë ballafaqohet me Malishevën.
Momentalisht, Drita zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 55 pikëve, krahas Ballkanit që renditet në vendin e dytë me 54 pikë të arkëtuara.
Kurse, Trepça ’89 gjendet në zonën e rrezikut, respektivisht në vendin e tetë me 29 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e shtatë.
Superliga / Java e 28-të
Nesër takohen:
15:00 Drita – Trepça ’89
15:00 Ballkani – Malisheva