BKT Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 34-të që janë në program për tu zhvilluar.
Duke parë se jemi futur në tri xhirot e fundit të kampionatit, atëherë të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.
Kampioni i ri i Kosovës, Ballkani do të ketë punë të lehtë në udhëtim te Feronikeli, ku pret ti marrë tri pikë, derisa tanimë janë mësuar edhe skuadrat që do të luajnë në garat evropiane.
Llapi dhe Gjilani do të luajnë në Evropë dhe përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë, pasi vendasit duan t’ia marrin pozitën e dytë në tabelë mysafirëve.
Drita që për momentin ndodhet e treta dhe ka të sigurt daljen në Evropë është nikoqire e Dukagjinit që po lufton për t’iu shmangur rënies.
Prishtina do të luaj në udhëtim në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan për tu përballur me Ulpianën që tanimë ka rënë nga elita e futbollit kosovar.
Kryeqytetasit do të kërkojnë tri pikët e qetësisë nga përballja me rivalin rajonal.
Ndeshja më interesante e ditës së sotme padyshim që do të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë.
Malisheva do të jetë nikoqire e Drenicës në ndeshjen që vë përballë njëra tjetrës dy skuadrat që po luftojnë për t’i ikur pozitës së tetë, pozitë që i lë në barazh.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në BKT Superligë zhvillohen me fillim nga ora 15:00