Kanë përfunduar tre ndeshjet e sotme të xhiros së 24-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Risi është se tashmë kemi një lider të ri, e ajo është skuadra e Llapit, pasi sot mposhti Gjilanin me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Fitore ka shënuar edhe Drita, e cila mposhti skuadrën e Prishtinës me rezultat 1-0.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini dhe Fushë Kosova u ndan me barazim 0-0.
Pas këtyre ndeshjeve, Llapi kryeson tabelën e Superligës me 50 pikë, dy më shumë se skuadra e Ballkanit.
Në vendin e tretë renditet Drita me 46 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 41 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 22 pikë, Fushë Kosova me 16 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë.