Prishtina e pret Dukagjinin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e mbetur të javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina ka shtatë pikë, ndërsa Dukagjini ka një pikë dhe ende nuk ka shënuar gol në Superligë.
Prishtina nuk do t’i ketë në dispozicion dy të lënduarit, Ahmed Januzi e Ahmet Haliti – shkalla e lëndimit ende nuk dihet, por nuk është e rëndë dhe mund të pritet rikthimi në ndeshjen e së dielës me Vushtrrinë.
Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi Prishtina me një fitore kapet me kreun e renditjes, ndërsa Dukagjini do t’i fitonte tri pikët e para.
Ndeshja fillon në ora 18:00.