Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot, me dy ndeshje të parapara në orar.
Nga ora 16:00, Ballkani do të jetë nikoqir i Feronikelit ‘74.
Kampioni në fuqi, herën e kaluar në fushën e blertë, barazoi me Gjilanin.
Në anën tjetër, “Nikli” u mposhtë nga Llapi.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet në Klinë.
Dukagjini i bën konak Gjilanit, me shpresë në fitoren e parë në tri ndeshje. Gjilani po ashtu është ende pa fitore, pasi ka dy barazime në dy ndeshjet e para.
Ndërsa dueli mes Suharekës dhe Dritës është shtyrë për shkak të angazhimit të kësaj të fundit në garat evropiane.