Për prodhimin e makinave të shpejta shquhen firmat si Bugatti dhe Koenigsegg, por janë edhe disa brende jo shumë të popullarizuara që mund ta bëjnë konkurrencën e duhur.
Deri tani, rekordi i makinës më të shpejtë në botë është në pronësi të Bugatti Chiron Super 300+ të vitit 2020, i cili shënoi një shpejtësi më të lartë prej 490 km në orë, shkruan CarBuzz.
Ky rekord do të qëndrojë për ca kohë, por firma amerikane Shelby me modelin e ri Tuatara do të tentojë të vendosë një të ri.
Me një motor V8 prej 5.9 litrash me turbina të prodhuar 1,750 kuaj fuqi në E85, Tuatara duket se i ka përformancat e nevojshme për të përcaktuar rekordin e ri botëror.
Ndonëse firma nuk ka bërë të ditur nëse vetura do jetë në shitje, Shelby ka publikuar një video ku tregohet fuqia e shpejtësia e tij.
Ndiqeni atë më poshtë: