Një super-kompjuter ka parashikuar disa rezultate interesante në Premierligë, në veçandi për katër pozitat e parë që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Chelsea, Tottenham dhe Manchester United janë duke sfiduar njëra-tjetrën për pozitën e katërt, por sipas kompjuterit, në fund këtë vend do ta marrin ‘Blutë e Londrës’.
Liverpool do të mbetet i paprekur në vendin e parë, duke shkuar deri në 112 pikë, me Leicester Cityn që do të rikthehej pozitën e dytë, ndërsa kampionët në fuqi, Manchester City, do të përfundojë në vendin e tretë.
Sheffield United do të bëjë një ngritje të madhe, duke shkuar deri në vendin e pestë.
Nga Premierliga do të bien Aston Villa, Watford dhe Norwich.
1. Liverpool – 112 pikë
2. Leicester – 84
3. Man City – 77
4. Chelsea – 69
5. Sheffield United – 61
6. Wolves – 58
7. Tottenham – 56
8. Man Utd – 55
9. Arsenal – 48
10. Everton – 48
11. Crystal Palace – 45
12. Newcastle – 45
13. Brighton – 44
14. Burnley – 43
15. Southampton – 40
16. West Ham – 37
17. Bournemouth – 34
18. Aston Villa – 31
19. Watford – 30
20. Norwich – 27