Sulmuesi Dren Gashi ka mbetur lojtar i lirë pas përfundimit të edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës.
Gashi nuk ka arritur marrëveshje të re me klubin nga Klina, dhe tani është i hapur për t’i shqyrtuar ofertat e reja në afatin kalimtar veror, shkruan Gazeta Olle.
Ish-fubollisti i shumë skuadrave të njohura kosovare, gjatë sezonit të fundit shënoi një gol dhe dhuroi pesë asistime.
Ai me skuadrën e Dukagjinit pati 14 paraqitje në Superligë dhe në Kupën e Kosovës.
Kujtojmë se Gashi ishte transferuar te klinasit nga skuadra e Feronikelit.