Një person është arrestuar dje në Pejë, pasi nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar një doktor në Spitalin e Pejës si dhe ka kanosur dy zyrtarë të policisë.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku është njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nën ndikim te alkoolit ne Spitalin e Pejës ka sulmuar doktorin-viktimën mashkull kosovar dhe ka kanosur dy zyrtaret policor. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /