Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj dje rreth orës 11:25, pasi që i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë pasi kishte marrë tiketë kundërvajtje.
Rasti është cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tiketë kundërvajtje i ka kanosur dy zyrtarët policorë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.