Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtarë policor.
I njëjti nuk kishte përfillur urdhëratë e zyrtarit policor, pasi kishte tentuar t’a ndalonte në një kontroll.
Sipas njoftimit, zyrtari policor ka pranuar tretmanë mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 11:44 dhe është cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtarë’.
“Njësitë policore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë tentuar që të ndalin një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili duke mos përfillur urdhërat e zyrtarëve policor me veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari është arritur të arrestohet dhe pasi është dërguar në stacion policor, i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së,