Mbrëmjen e djeshme është sulmuar shtëpia e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Naim Avdyli, në Dumnicë të Podujevës.
Shtëpia e tij është sulmuar me 14 plumba rreth orës 19:00 gjatë mbrëmjes së enjte, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi.
Sipas asaj që raporton Klan Kosova, Avdyli është i ngarkuar me sigurimin në shkolla, ndërsa i njëjti nuk ka dashur të flas për mediumin.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja. Përveç dëmeve materiale, për të lënduar nuk raportohet. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Tashmë kolegët e tij, janë duke ruajtur shtëpinë e tij