Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një vajzë në Pejë.
Ai dyshohet se e ka sulmuar atë të hënën, rreth orës 03:00.
Për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga ky sulm, vajzës i është ofruar ndihma mjekësore.
Ndërkaq, policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe prokurori ka urdhëruar që i njëjti të lirohet në procedurë të rregullt.