Policia e Kosovës në raportin 24 orësh raporton se në fshatin Vrellë të Istogut, është sulmuar një zyrtar policor, gjatë kryerjes së detyrës.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur zyrtarët policor i kanë kërkuar qytetarit (të dyshuarit) të vendos maskën sipas rregillave të nxjerra institucionale dhe i njejti ka refuzuar duke e sulmuar njërin nga zyrtarët policor dhe duke i shkaktuar lëndime.
I dyshimti është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar vendimet për bartje të maskës, pastaj ka kundërshtuar zyrtarët policorë si dhe ka rezistuar aktivisht gjatë arrestimit, ku njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”-thotë policia.
Njeshi/