Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar një zyrtar policor.
Përveç sulmit, ata i penguan policët që kishin dalë në vendin e ngjarjes, pasi mbahej një aheng familjar, ku pati të shtëna me armë.
“Pejë 04.07.2021 – 00:05. Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.