Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje, ka mësuar KOHA nga disa burime.
Nuk është raportuar për të lënduar.
Nuk dihet se me çfarë janë sulmuar.
Pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia.
Të dielën janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.
Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes